Lajme

Letra e ushtarit “të harruar” nga Presheva

E kujtuar e harruar gjer në ditët e sotme historia jonë e sakrificës dhe djersës ka patur një mori tregimesh e kujtimesh nga më të ndryshmet.
Lufta e fundit ka një domethënie ndryshe sepse ka të bëjë me kuptimin qindra vjeçar të pushtimit të kësaj pjese të botës shqiptare, ku e ka lëvizur gjithë nervin kombëtar, në këtë zinxhirë rrethanash ka lëvizur edhe çështja bashkë me vetë procesin.

Problemi i Preshevës në arenën ndërkombëtare para 3 vitesh kishte të bënte më shumë me tejkalimin e gjendjes, ruajtjes së paqes se sa me zgjidhjen e saj përfundimtare.

Një ditë do të mblidhen, ndoshta edhe ndonjë propozim i ndonjërit do të mbledhë turmën e do t’i bëjë edhe më të uritur ….!
Për ata, si unë që janë . Kurrë në jetë nuk jam matur me krenari dhe guxim , këto virtyte janë të mijat dhe nuk shiten tek askush edhe pse i njohin ata që i kanë më herët se unë të lindura. Jam përpjekur që të gjithë të flasim, kënaqemi dhe shijojmë jetën me mundësite që kemi dhe jemi .

Edhe unë kam fëmije e familje edhe pse dikur nuk i shihja e dija për ta, sot askush prapë nuk e dine që i kam, ndërsa fajtor jam unë në sytë e atyre që nuk shikojnë fëmijet e tyre e as të mitë por vetëm mua.

Dikur, isha me nishan dhe të gjithë farefisi krenoheshin në vesh me njëri–tjetrin, pse, për mua. Më dinin për njeri bujar, fisnik e modest, sot unë eci nëpër gojën e tyre me gjemba edhe pse nuk e kisha menduar kurrë këtë rrugë.

Këtu ecet si në fije të penit, gjurmët e mija askush nuk mund të mi fshinë qofshin të mira apo të këqija. Atë kohë, edhe si mysafir kur isha ndokun të gjithë sytë i mbanin te goja ime, sot veshët e mi mund të mbajnë gojën, sytë dhe zemrën e secilit.

Po deshët, cohuni dhe me ‘’vrisni” sepse tashmë e kemi Lirinë, dhe “Liria”, që sot e kemi të përgjysmuar mund vetëm ta bëjmë për vete duke e shkelur ndonjërin.
Apo, mund të bëjmë çdo gjë sepse jemi të Lirë, dhe më shumë mbahen në mend ato që ndodhin në Liri.

Do tu’a fali të gjitha vetëm me një kusht, në qoftë se Atdheu është në rrezik dhe ju nuk jeni të Lirë, dhe po nuk më ftuat, më keni borxh. Ta dini këtë . Unë vetëm këtë mbajë mend .

I juaji ushtari i harruar X.

Related Articles

Back to top button