Pse në fotot e vjetra njerëzit nuk buzëqeshnin?
Fotografitë e vjetra kanë të gjitha diçka të përbashkët: mungesën e buzëqeshjes. A ishin të gjithë aq të trishtuar, sa të mos buzëqeshnin qoftë edhe për disa sekonda? Sigurisht që jo.
Shpjegimi është krejt tjetër. Ai ka të bëjë me kohën e ekspozimit para kamerës. Kjo e fundit kërkon një sasi të caktuar drite për të fotografuar një imazh. Sa më gjatë të mbahet hapur objektivi, aq më gjatë ekspozohet ndaj dritës filmi. Kamerat e hershme dhe filmat në të cilët regjistrohej imazhi kërkonin më shumë kohë se aparatet moderne.
Kjo bënte që njerëzit të mos mund ta mbanin aq gjatë buzëqeshjen në fytyrë. Edhe nëse do të arrinin ta bënin, fotoja do të dilte jo shumë e qartë, për shkak të lëvizjes së mundshme të shprehisë së fytyrës në momentin e regjistrimit të imazhit.