Lajme

Konkursi i “Beogradit” me bekimin e politikës

Në Shkollën Fillore „Selami Hallaçi”, në fshatin Rahovicë, kohë më parë, ishte shpallur konkurs për vend pune profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në konkurs ishin paraqitur 7 kandidatë, 5 kandidatë nuk i plotsonin kushtet për shkak se ishin pa nostrifikim, ndërsa dy kandidatët tjerë njëri kishte titullin bachellor 240 ESPB VII/1 (Me nostrifikim), ndërsa tjetri Magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë me shkallën VII/2 360 ESPB (me nostrifikim).

Përpos kësaj, sipas konkursit të gjithë kandidatët iu nënshtruan një testi psikologjik në gjuhën serbe në Vranjë, test që deri më tani nuk e kanë parë kandidatët rezultatin fare siq thuhet “Është top sekret”. Po edhe nuk ishte e rëndësishme fare pasi që drejtori i shkollës dhe kryetari i komunës, kishin marrë vendim në zyret e partisë, se cili kandidate do të pranohet.

Të gjithë nga pesë kandidatët, nuk e njihni fare gjuhën serbe, ndërsa dy të tjerë mesatarisht.

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, ka mësuar se kandidati i zgjedhur në konkursin e “Gazetave Beogradase”, është zgjedhur personi me titull Bachellor 240 ESPB. Në këtë shkollë titulli, nuk luan rol, këtu luan rol vetëm se të kesh bekimin e kryetarit të komunës.

QHM, ditëve në vijim do të njoftojë organet më të larta në fushën e arsimimist për mos rrespektimin e ligjit nga drejtori i shkollës, thuhet në njoftimin e Qendrës për Informim.

Related Articles

Back to top button