Lajme

Reagon Komuna e Bujanocit, ndaj Kompanis “BICI COMMERCE”

K U N D Ë R SH T I M

Ndaj komunikatës të datës 22.03.2016 të kompanis “Bici Commerce”-ish kryeshefit të drejtoratit për Urbanizëm-Hafëz Fazliu.
( E publikuar në www.presheva.al)

Të nderuar qytetarë të komunës së Bujanocit.

Pa dashtur që të nxisim debat dhe urrejtje ndër qytetar dhe ndërmjet bizneseve private dhe administrates komunale të komunës së Bujanocit, por të nxitur nga Komunikata e kompanisë e publikuar në web portalin www.presheva.al, me të cilën janë bërë shpifje, njëllosje, etiketime ndaj personelit të administratës komunale të komunës së Bujanocit pa patur fakte dhe prova materiale.
I nderuari ish kryeshefi i drejtoratit për Urbanizëm, punë pronësor-juridike,komunale-banesore, veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe drejtor momental i kompanisë private “Bici Commerc”, për hirë të opinoni dhe transparences po ju rikujtojm se gjatë periudhës kohore sa ishit Kryeshef i Urbanizmit shfrytëzuat në maksimum pozitën të cilin e kishit i dhat leje ndërtimi kompanis të cilën ju e menaxhoni, po më këtë leje ndërtimi diskriminuat në mënyrë direkte qytetarët e asaj lagjeje që furnizohen me energji elektrike e për fat të keq mbi trafon elektrike ndërtuat objektin tuaj afarist, duke shkelur gjitha rregullat etike të një biznesi të mirfilltë dhe përvetësuat për interes familjar.

I nderuari ish kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm, me gjithë respektin për suksesin e kompanis suaj por i lajthitur nga vetëbesim i tepruar professional, nga hamendja dhe ngutija keni dezinformuar mbar opionin e gjërë, sepse parcelën për të cilën ju deklaroheni, qytetarët e komunës së Bujanocit e shfrytëzojn si rrugë nga vitet e 80-ta, e të cilën ju e keni përvetsuar shumë vite më vonë bashkë me disa parcela tjera edhe pse e keni ditur që po përvetësoni rrugë të planifikuar dhe të asfaltuar si dhe trafostacion për interes të qytetarëve të Bujanocit.
Ju pyesim për çfarë arsye në kohën sa ishit kryeshef nuk ndërtuat në këtë pronë-rrugë edhe ndonjë ndërtesë tjetër afariste-banesore-sigurisht që nuk keni mundur apo nuk ju ka premtuar koha për ta bërë edhe një skandal të radhës.
Po ju përkujtojmë se ju nuk keni qenë pronarë i kësaj parcele-rruge me interes publik por keni qenë vetëm shfrytzuese dhe me planifikimin detal të më hershëm aty edhe është paraparë rruga ekzistuese dhe e cila tashë është shpallur interes i përgjithshëm nga ana e Qeverisë, e nga Ministria përkatëse është dhënë leja e ndërtimit për rreth-rrotullimin në hyrje të qytetit. Edhe përkundër mundësive dhe përpjekjeve të më hershme që ju kanë dhënë për bartje administrative- ekspropprijim dhe kompenzim të pronës e që ju nuk pranonit sepse dëshironit përfitime marramendëse për kompaninë tuaj e në dëm të interesit publik (ndërrim me kafiqin “At Home” i cili objekt ështe prone komunale), por sigurisht edhe tash do të bëhet kompenzimi me çmimin e tregut që jipet nga organi kompetent.
Për informim të opinionit publik ju keni shkuar aq large sa që keni kërkuar edhe ndrrimin e kësaj parcele me kafiqin “At Home”, e gjitha kjo për interesa tuaja personale e në dëm te interesit publik.
Për hirë të opinionit publik ju njoftojm se komuna e Bujanocit në vazhdimsi përkujdeset për bizneset private, çdo vitë duke i ndihmuar ata me mjete financiare dhe teknologji të nevojshme për mbarvajtje të suksesshme të biznesit ku në mesin e tyre është edhe kompania juaj “Bici Commerc” e cila është përfituese me 3.000.000,00 din. , kjo do të thot se qëllimi dhe synimi kryesor i administratës komunale të komunës së Bujanocit është ti ndihmojë të gjitha bizneseve pa ngjyrime politike.

I nderuari ish kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm, po ju përkujtojm se për objektin për të cilin ju po flisni kinse inspektori i ndërtimit ju ka ndërpre punën, ju nuk keni pasur leje ndërtimi por organi kompetentë pranë administrates komunale të komunës së Bujanocit ju ka pajisur me leje ndërtimi edhe përkundër problematikave ligjore ekzistuese, e që ju i dini më së miri e që prapë nuk jeni falemderues, por vetëm shpikni dhe shantazhoni gjithçka që është pozitive dhe prosperuese, POR mos harroni sepse opinioni është mirë i informuar rreth ngjyrimeve tuaja politike dhe mjaftë ambicioze që keni.
Administrata komunale e komunës së Bujanocit ka pasur prioritet Projektin e rreth-rrotullimit si imazh pozitiv në hyrje të qytetit, projekt të cilin e ka në realizim e sipër e që është në dobi të interesit të përgjithshëm e që do të ndikojë pozitivisht edhe ne biznesin

Related Articles

Back to top button