Shtatë subjekte politike në Preshevë garojnë për zgjedhjet e 24 prillit
Komisioni komunal zgjedhor në Komunën e Preshevës ka deklaruar se deri më tani shtatë parti politike kanë dorëzuar listat me nënshkrimet e nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 prillit.
Sipas Kryetarit të komisionit zgjedhor Zeqirja Miftari subjektet politike kanë përmbushur obligimet ligjore për të qenë pjesë e garës së 24 prillit.
Prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve deri në këtë moment kemi pranuar shtatë lista zgjedhore.
1) Partia për Veprim Demokratik (PVD) – Ardita Sinani, bartëse e listës
2) Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – Ragmi Mustafa, bartës i listës
3) Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) – Skender Destani, bartës i listës
4) Alternativa për Ndryshim (APN) – Shqiprim Arifi, bartës i listës
5) Rilindja Demokratike (RD) – Ramiz Latifi, bartës i listës
6) Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) – Rami Zylfiu, bartës i listës
7) Lista e përbashkët Serbe-Serbia fiton – pa bartës të listës
Afati për dorëzimin e listave me nënshkrime është deri më datë 8 prill të këtij viti, megjithatë në Preshevë pothuajse të gjitha subjektet politike i kanë dorëzuar.