Lajme

Aktorja nga Presheva Arta Selimi tregon anën humane të saj (Foto)

Derisa shumica e aktoreve dhe këngëtareve kosovare kohëve të fundit janë bërë lajm me ndonjë fotografi të tyre provokative apo ndonjë video-klip gjysmë nudo, ka edhe personazhe të tjerë të cilët bëhen lajm për një arsyeje më madhore.

Aktorja Arta Selimi sot ka treguar edhe anën humane të saj përveç asaj profesionale të cilën jemi mësuar të shohim pasi që ka postuar një fotografi në “Facebook” në të cilën, ajo shfaqet duke dhënë gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, transmeton zeri.info.

Dhurimi i gjakut dhe thirrja për një kauzë të tillë e cila është për të shpëtuar jetë është një prej gjesteve më të mira që mund të bëjë një person.

Arta,fotografinë e ka shoqëruar edhe me një përshkrim.

“Gjithkush e njeh posa e sheh, ai nuk ka gjak lodhet si plak. Ai më shikon, dhimbjen ja di, jap gjakun tim për shëndetin e tij – Adem Zejnullahu ||| Jepni gjak, shpëtoni jetë!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.




Related Articles

Back to top button