Alternativa hap fushatën – shpalos programin zgjedhor dhe prezanton kandidatët për këshilltarë
Para simpatizantëve dhe anëtarëe të vet Aletrnativa për Ndryshim hapi mbrëmë fushatën zgjedhore, shpalosi dhe prezantoi kandidatët për këshilltarë.
Programi i Alternativës u shpalos në pika të shkurtëra nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazmend Selmani, ku theks të veçant ju dha zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës përmes tërheqjes së investitorëve të huaj dhe fuqizimit të bizneseve vendore.
Bartësi i listës zgjedhore i APN-së është Shqiprim Arifi dhe kandidat për kryetar të komunës së Preshevës, ku në këtë tubim u prezantuan dhe kandidatët për këshilltarë.
Shqiprim Arifi para të pranishmëve theksoi se jemi duke u sunduar nga një strukturë mafioze të cilën vetëm me votë do ta denojmë dhe për sa i përket premtimeve për investime të huaja, nuk janë vetëm premtime por janë projekte konkrete dhe garancion.
Tubimi përfundoi me konstatimin që ky pushtet lokal na ka humbur nderin dhe na ka humbur perspektivën, dhe Alternativa është përgjigja e duhur.