Lajme

Njohja e diplomave sipas marrëveshjes së vitit 2011

Në kontekst të dialogut të Iehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të dyja palët kanë rikonfirmuar që do të zbatojnë marrëveshjen për pranimin reciprok të diplomave profesionale dhe akademike.

Diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE.

Pas këtij vërtetimi mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike.

Njohja profesionale do të bëhet nga organet qeveritare përkatëse, brenda maksimumi 90 ditësh pas pranimit të aplikacionit dhe me një tarifë e cila është e barabartë me 50 euro ose ndonjë shumë të barabartë me të.

Njohja profesionale do të konsiderohet e mjaftueshme për mundësi punësimi, përfshirë këtu edhe në organet qeveritare.

Njohja akademike do të nevojitet për vazhdimin e studimeve; procedurat do të varen nga institucioni individual i arsimit të lartë dhe do të kenë një afat të përgjithshëm prej pesë muajsh.

Të gjitha certifikatat që janë marrë më herët në EUA do të njihen nga të dyja palët. Diplomat e vërtetuara tashmë nga EUA mund të dorëzohen direkt për njohje. Palët do t’i procesojnë ato që nga 4 prilli 2016. Të gjitha njohjet e mëparshme të diplomave do të trajtohen të vlefshme.

Për më tepër, palët janë pajtuar të zgjerojnë fushëveprimin e marrëveshjes së vitit 2011 për të përfshirë edhe këto nivele arsimimi: arsimi i lartë (Bachelor, Master dhe PhD) dhe arsimi para-universitar (fillestar, sekondar, edukimi profesional dhe niveli i pestë i kualifikimit sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimit).

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë këtë proces përmes financimit të një projekti që do të lehtësojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje në fazën fillestare të certifikimit. Hollësitë për modalitetet e këtij projekti dhe partnerin(ët) e përzgjedhur implementues do të shpallen në një fazë më të vonshme.
Në ndërkohë, kërkohet që aplikuesit e interesuar t’u drejtohen ministrive përkatëse të arsimit për të dorëzuar aplikacionet e tyre.

Related Articles

Back to top button