Lajme

Kryetari i Alternativës për Ndryshim merr pjesë në inaugurimin e Presidentit të Republikës së Kosovës

Me ftesë nga Presidenca e Republikës së Kosovës, kryetari i Alternativës për Ndryshim sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri.

Ngjarja e sotit u shfrytëzua për fuqizim të kontakteve me personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare të rëndëishme për proceset zhvillimore në Luginë të Preshevës.

Pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentit, me qëllim të rritjes së rrjetit të institucioneve dhe personaliteteve që do të ndihmojnë komunën e Preshevës në udhëheqje të një politike atraktive për investitorët u organizua një takim, ku me kryetarin e Alternativës ishin prezent edhe ish ambasadori i SHBA-së në Kosovë, z. John K. Menzies tani dekan i Shkollës së diplomacisë dhe marëdhënieve ndërkombëtare të Ëhitehead në Universitetin Seton Hall. Parnteri i Alexandria Group International, z. Elmi Berisha ishte në takim si dhe drejtori për Investime dhe Hulumtime të Diasporës në kuadër të qëverisë së Republikës së Kosovës, z. Naim Dedushaj.

Në këtë takim, përveç bisedave konkrete me z. Lazim Destani, pronar i kompanisë “Ecolog” si dhe njëkohësisht edhe presidenti i nderit i Rrjetit të Biznesve Shqiptare nëpër Botë, për investime konkrete në komunën e Preshevës, gjithashtu u vunë themelet e një bashkëpunimi në nivel më të lartë me institucionet e përmendura drejtë një udhëheqje pozitive në Preshevë.

Related Articles

Back to top button