Lajme

Vëllezërit Besim dhe Afrim Halimi nga Preshevan në Zvicër garojnë për “Oscar” – in e flokëve (Video)

Në spektaklin e madh “swiss Hairdressing Awards 2016” i cili do të mbahet të dielën më 24 prill në Club “Aura” në Cyrih, vëllezërit preshevarë garojnë në katër nominime

Pas shumë suksese vetë ndryshme dhe çmimeve të fituara, floktarët e njohur në Zvicër, Besim dhe Afrim Halimi janë pretendentë për të fituar në garën për çmimin “Oscar” të floktarëve.

Në spektaklin e madh “swiss Hairdressing Awards 2016” i cili do të mbahet të dielën më 24 prill në Club “Aura” në Cyrih, vëllezërit preshevarë garojnë në katër nominime.

“Që nga viti 2007 ne jemi pjesë e këtyre garave. Në tetë vitet e fundit ne kemi qenë të nominuar në 41 kategori, nga ku jemi shpërblyer me çmime të ndryshme”, thotë Besim Halimi për “albinfo.ch”.

Vëllezërit Halimi, nga viti 2011 e deri në vitin 2015 kanë fituar gjashtë çmime “Oscar” (çmime këto që dedikohen vetëm për floktarët) në “Swiss Hairdressing Awards”. “Swiss Hairdresser Of the Year” e kemi fituar në vitin 2011, pastaj “Team of the Year 2012”. Fitues në kategorinë “Damen”, 2013. Vëllai im Afrimi ka qenë fitues në kategorinë Color 2015” kurse në kategorinë “Herren” ka fituar punëtorja jonë Luana Cilleli në 2015”, shprehet ai.

Ata janë të bindur se si çdo herë tjetër, edhe kësaj radhe do të dalin me shpërblime. “Natyrisht se marrja e çmimeve është shpërblim i punës sonë dhjetë vjeçare. Ne e kemi kryer punën tonë, e cila besoj se është shumë profesionale. Tash mbetet të shihet vlerësimi i jurisë”, thotë ai për albinfo.ch

Besimi së bashku me vëllain e tij Afrimin janë shumë të njohur në Zvicër, sidomos në qytetin Thun të kantonit të Bernës ku e kanë sallonin e floktarisë “Bes haircut professional ” tash e dhjetë vite.

Related Articles

Back to top button