Lajme

PVD fiton një deputet në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani , deputet i ardhshëm

Në bazë të 97.46 për qind të materialit të përpunuar nga Komisioni Republikan Zgjedhor, Partia për Veprim Demokratik do të fitojë një mandat të deputetit në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë.

Kështu, kandidati i parë në listë, Fatmir Hasani do jetë deputet i ardhshëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, i cili ka 250 ulëse.

Shumicën e votave, me gjithsej 131 deputetë, e ka fituar koalicioni rreth Partisë progresive serbe (SNS) – Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton, ndërsa lista e dytë koalicioni rreth SPS-së do të ketë 30 deputetë.

Related Articles

Back to top button