Lajme

Dritare me Rudinën: A po financohen partitë e reja shqiptare nga Turqia?

“Dritare” në Vizion Plus mblodhi bashkë fituesit shqiptarë të zgjedhjeve më të fundit në Komunat e Preshevës dhe Bujanovcës, në Serbi. Këto zgjedhje sollën një përmbysje të politikës së vjetër dhe frymën e një politike të re bashkëpunuese, që u shfaq qartë me koalicionin e formuar mes partive Alternativa për Ndryshim dhe Partia për Veprim Demokratik.

Kryetari i Komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi, shprehet se këto zgjedhje kanë qenë një sinjal i qartë për të treguar se diaspora ka vendosur të dalë nga gjendja, kur paguante para për të mbajtur njerëzit në atdhe me bukë, në një tjetër gjendje, në atë që të përfshihet dhe kontribuojë realisht në drejtimin e vendit të vet.

“Këto zgjedhje kanë dhënë një sinjal të qartë. Dimë të qasemi në momentin e duhur, nuk jemi të bojkotit, që dimë të zgjedhim politikanë profesionistë dhe nuk jemi problematik. Zgjedhjet i kemi fituar pasi ka ardhur diaspora që ka kontribuar, e cila ka ardhur te ne për të votuar”.

Sipas tij, në Preshevë po ndodh një eksperiment i ri, me fitoren e një partie të re dhe me njerëz të rinj.

Ai u zotua se nuk do të lejojë njeri që të thyejë parimet që e kanë sjellë atë në pushtet, pasi nuk varet vetëm fati i Preshevës por i gjithë shqiptarëve. “Po ia dolëm në të krijojmë një model të ri në Preshevë, të gjithë do na ndjekin, sepse shqiptarët kanë nevojë për modele të reja.”

Për marrëveshjen e arritur mes partive, kryetarja e Kuvendit Komunal në Preshevë, Ardita Sinani, e cilëson si marrëveshjen e arritur më shpejt mes subjekteve politike.

“Ajo që na bashkoi ne ishin parimet e përbashkëta, drejtësia, ligjshmëria, dhënia fund e nepotizmit. Marrëveshja e partive tona është ajo që arritur më shpejt se çdo marrëveshje tjetër”- shprehet Ardita. “Problemi në Preshevë është Serbia, shumë njerëz nuk e kuptojnë, por aty kanë fituar partitë e Millosheviçit, madje me një përqindje prej 72%, një përqindje më e madhe se në kohën e Këto zgjedhje kanë reflektuar një ndryshim dhe një bashkërendim mes këtyre grupeve. Është krijuar një frymë e re politike që e ka më të lehtë bashkëpunimin”, është shprehur Belgzim Kamberi.

Ndërkohë që Komunat e shqiptare në Serbi, tregohen të vendosura për të vazhduar përpara, duke i dhënë fund viktimizimit dhe duke rritur bashkëpunimin, një pamje tjetër paraqitet për shqiptarët në Maqedoni. Në një lidhje me Skype nga Shkupi, Arjanit Hoxha, nga Këshilli Opozitar, tregon se Maqedonia nuk është e gatshme për të siguruar zgjedhje të lira, prandaj ata janë të vendosur për tu bashkuar në protestë në 9 maj.

“Ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, pasi zgjedhjet që nuk i garantojnë ndërkombëtarët, ne nuk duam t’i bëjmë një shërbim pushtetit. Zgjedhjet e 5 qershorit janë të imponuara nga partitë qeverisëse.

Ne do të bojkotojmë. Do të ketë ndërhyrje që zgjedhjet që të bëhen në mënyrën e duhur, pasi Maqedonia ka treguar se nuk bën dot zgjedhje të lira dhe demokratike. Në 9 maj do të bëjmë një protestë, të quajtur Dita D, për drejtësi dhe dinjitet”, tha Arjanit Hoxha.

Një prej pyetjeve kryesore të emisionit që drejtuesja ju bëri të ftuarve, ishte financimi. Kush i ka ndihmuar partitë e reja që po hyjnë në skenën shqiptare? Shumë qytetarë nga Presheva dhe Shkupi, shkruanin në rrjete sociale, ndërkohë që zhvillohej emisioni, se Shqiprimi në Preshevë dhe Besa në Maqedoni ndihmohen nga fonde turke. Shqiprim Arifi e hodhi poshtë , duke e quajtur paragjykim ardhur prej faktit se ai është besimtar, por partia e tij është sekulariste.

Edhe Arjanit Hoxha e hodhi poshtë këtë fakt , duke e quajtur përgojim të partive të mëdha.

Ndërkohë në emision u fol edhe për partinë më të re të Kosovës, ku do të jetë Mimoza Kusari Lila e AKR dhe Ilir Deda i VV, por të pranishmit thanë se nuk është e rëndësishme se sa të rinj po hyjnë në politikë, por çfarë të reje po sjellin ata në politikën mbarëkombëtare.

Kush është risia që mund të ndryshojë jetën e shqiptarëve, kjo është çështja. Deri sa kjo të marrë përgjigje, na mbetet të shohim rastin e rrallë të Shqiprim Arifit që erdhi nga Gjermania, ku kishte jetuar 37 vjet, themeloi një parti në Preshevë dhe me një vit parti e një muaj fushatë, fitoi zgjedhjet, kundër atyre që ai i quan, Bosat e Preshevës./dritare.net

Related Articles

Back to top button