Lajme

Në qendër të Preshevës festohet 1 Qershori, “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve” (Foto, Video)

Në zbatim të kalendarit vjetor të aktiviteteve të shoqatës së personave me aftësi të kufizuara në Preshevë për vitin 2016 dhe në kuadër të 1 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” organizoi sot aktivitetin “Të argëtohemi së bashku më 1 Qershor”, raporton Presheva.AL

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nëpërmjet një takimi me fëmijët të festojmë, gëzojmë dhe të qeshim të gjithë së bashku në ditën e festës së tyre të 1 Qershorit.

Qendra e qytetit të Preshevës ishte e mbushur plot me spektatorë të vegjël si dhe prindër e familjarë të tyre, gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

Në programin e këtij aktiviteti përfshiheshin këngë, valle dhe interpretime të tjera artistike, të cilat ishin përzgjedhur me shumë kujdes dhe të fokusuara enkas për festën e fëmijëve. (Presheva.AL)

Related Articles

Back to top button