LajmeSport

Sot në Preshevë, finalja e madhe e turneut “Musa Musahu”

Në Preshevë sot zhvillohet finalja e madhe e turneut “Musa Musahu”. Ndeshje kjo, e cila do të tuboj shumë futbolldashës rreth stadiumit të vogël të qytetit në Preshevë.
Në ora 18:40, takohen: Kf. “Kalishnjak – Likova” & Kf. “Tobler – Rainca”

Ndërkaq para kësaj sfide në ora 18:00, për vendin e tretë do të luftojnë” Mehajt “dhe “Lugina” . Turneu tradicional “Musa Musahu 2016” grumbullon mbi 1500 shikues dhe është një ndër turniret më të shikuar dhe më spektakular në Preshevë.

Njëri nga organizatorët e turneut “Musa Musahu” Nderim Ajvazi deklaroi se turneu ka filluar në mënyrën më të mirë dhe shpresoj se do të përfundoj pa asnjë problem edhe kjo finale e madhe. Nje faliminderim për të gjitha ekipet që ishin pjesëmarrëse dhe finalistëve suksese në finalen e madhe. Në fund le të fitoj më i miri. Pas mbarimit të finales nuk do mungojnë edhe shpërblimet që “Organizata për Kulturë Fizike” ka paraparë edhe për këtë vit. Vlenë të theksohet se në këtë finale do të mbahet një minut heshtje për sportistin dhe trainerin, të ndjerin Musa Musahu , Shpresojmë se viteve të tjera do të vazhdoj ky organizim dhe të bëhet sa më madhështorë. Ejani dhe përjetoni spektaklin dhe emocionet e futbollit vendorë ”. / Presheva.AL /

kf kalishnjak likove - kf tobler raince turniri musa musahu 2016

Related Articles

Back to top button