Lajme

Arifi ftesë publike për Mustafën eja dhe bëje dorëzimin e postit si burrat

Kryetari i ri në komunës së Preshevës Shqiprim Arifi pas marrjes së postit nëpër shumë intervista dhënë në televizion dhe nëpër portale të ndryshme ka sqaruar se në çfarë gjendje e ka gjetë zyren e kryetarit.

Në intervistën e fundit dhënë për portalin Presheva.com, në pytjen se në çfarë gjendje e gjetët komunën?Arifi ka sqaruar detajisht se si ka qenë 7 ditësh i tij si kryetar i Preshevës.

Përgjigja e plotë e Arifit:

Shqiprim Arifi: Administrata komunale është në një gjendje shumë të tmerrueshme. Asgjë në të nuk është funksionale, si aspekti teknik (nyjet sanitare, instalimi elektrik, sistemi i ngrohjes, shkallët, korridoret, izolimi, pastërtia, telefonat, e shumë tjera) po ashtu edhe nga aspekti organizativ i mbrendshëm (kaos në kompetenca të organeve/shërbimeve, kaos financiar, kaos në planifikim të pushimeve, moskoordinimi mes drejtorave, etj).
Gjithashtu vet zyrja e Kryetarit kishte qenë në një gjendje katastrofale si nga aspekti i pastertisë (!) por edhe nga aspekti i dokumentacionit. Asnjë dokument nuk kemi mundur të gjejm, por edhe të gjitha të dhënat kompjuterike ishin të fshira. I ngjanë një situate të pastrimit të dokumentave dhe të dhënave të ndryshme.
Gjithashtu edhe vet ish-kryetari nuk ka bërë dorëzimin, gjë e cila e vështirëson edhe më shumë procesin e qartësimit të gjendjes së përgjithshme në Komunë. Këtu dua të shfrytëzoj edhe njëherë rastin, të i bëj ftesë publike ish-kryetarit R. Mustafes, që të vjene në zyre dhe të sqaroj shumë gjëra të paqarta dhe kështu të bëhët një dorëzim si burra.
Shihet qartë se gjërat nuk kanë qenë në nivelin e duhur të profesionalizmit ku jemi duke dyshuar për keqpërdorime të shumta, të cilat jemi duke hulumtuar me ekipet tona.

Related Articles

Back to top button