Lajme

Shitorja në “Lagjen e trimave”-Kumanovë:“Buka falas në Ramazan për familjet skamnore”

Shitorja “Lazi Market” në Lagjen e trimave gjatë muajit Ramazan 2016 ka befasuar të gjithë banorët e Lagjes së trimave për të mirë, raporton TetovaSot.

Kjo shitore e ka nxjerr një njoftim për banorët e Lagjes së trimave ku thuhet se buka është falas për familjet skamnore gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Në këtë mënyrë “Lazi Market” po bëhet pjesë e sofres së iftarit dhe syfyrit të familjeve skamnore në Lagjen e trimave dhe më gjerë që nuk kanë mundësi që të ushqehen.

Ky shembull i mirë nga ana e pronarit të marketit “Lazi Market” duhet përcjell edhe te shitoret tjera në qytet edhe jashtë muajit të bekuar të Ramazanit./TetovaSot/

Related Articles

Back to top button