I jepet fund rrugëve pa drita në qytetin e Preshevës dhe rrethinë!
Njëra ndër ankesat e mëdha në qytetin e Preshevës si dhe në fshatrat përeth, ka qenë rrugët e errëta pa ndriçim pas orës 12 të natës.
Ankesat e qytetarëve kanë qenë të shumëhershme për shkak se dritat nëpër shtylla fikeshin fiks në ora 12 i natës.
“Nga dita e sotme, Presheva nuk do të ketë më terr!!!
Qyteti i Preshevës, si dhe fshatrat Raincë, Corrotic, Shoshajë dhe Rahovicë që nga sot do të qëndrojnë të ndriçuara gjatë tërë natës, ku pritet deri nesër të mbarojnë programimet e dritave që të qëndrojnë ndezur edhe në fshatrat tjera.” ka shkruar kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në profilin e tij zyrtar, transmeton presheva.com.
Përveç këtyre vendeve, pritet që edhe vendbanimet tjera të jenë të ndruçuara dhe të mos jenë pengesë e lëvizjes së qytetarëve në orët e vona.