LajmeSport

Ky është djaloshi nga Struga tifozi i kombëtares për të cilin flet e gjithë bota

Besmir Limani është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare tash flet e gjithë media sportive evropjane, por edhe personalitete të ndryshme si ish kryeministri Sali Berisha, media prestigjoze Digitalb, SuperSport dhe të gjitha mediat e tjera sportive të cilat foton e Besmirit e kanë shfrytzuar për foto profili në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Besmir Limani tregon emocionet e tija mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithcka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlersim i cili e bën të ndihet mirë.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek cdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në cdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive”.

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, EURO 2016, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullonë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.
Për të sot ka shkruar edhe Sali Berisha “UEFA trondit serbët me foton e tifozit shqiptar, po bën xhiron e botës!” shkruan Sali Berisha duke postuar foton e tifozit strugan

Besmir Limani Struga tifozi kombetares

Related Articles

Back to top button