Lajme

Apel për ndihmë familjes Iseni nga fshati Geraj (Foto)

Familja Iseni nga fshati Geraj komunë e Preshevës po jeton në kushte të rënda pasi shtëpia ku 3 antarët e kësaj familje jetojnë është e rrezikuar që një ditë mund të shembet kulmi i shtëpisë.

Ka njerëz që preken kur shohin raste të tilla, dhe me këtë shkak Rinia Islame Preshevë ka marrë iniciativën për t’i ndërtuar shtëpi familjes Iseni, ku ka vetëm 3 dhoma dhe jo me kushte të mira për jetës.

Çdo ndihmë e juaja është e mirëpritur, andaj ju mund ti kontaktoni personat përgjegjës që kanë marrë nismën e këtij aksioni duke klikuar këtu: Rinia Islame Preshevë.

T’i mendosh të mirën tjetrit i’a ke menduar vetes, t’i bësh një shtëpi tjetrit, i’a ke bërë edhe vetes.. Prandaj të dashur bamirës, të shtrojm dorën për këtë familje dhe të ndihmojm të flejn nën çatin e tyre, nga zemra jonë e madhe!

“E luta Zotin për mirësin e të tjerëve, më begatoi edhe mua”

Shperndajeni të gjithë lajmin.

Related Articles

Back to top button