Është vetëm 9 vjeçar dhe quhet Albin Saqipi vjen nga fshati Geraj, ai në fushën e gjelbërt të futbollit ka aftësi të mahnitëshme në driblim të topit, shkruan Presheva.AL
Albini është 9 vjeçar dhe luan për Klubin Futbollistik “Lugina”, është i gjatë 1.30 cm dhe peshon 30 kg, për ekipin bardh dhe kaltër mban numrin 14.
Në ndeshjen mes KF Luginës dhe KF Tërnocit ka dhuruar spektakël për shikuesit ku ka dribluar mirë me topin në fushën e gjelbërt, gjatë ndeshjes ka realizuar 3 gola dhe ka asistuar.
Albini është fans i flaktë i lojtarit më të mirë në botë Messit i cili luan për Barcelonën.
Duke i uruar suksese në të ardhmen Albinit duke përfaqësuar Luginën ashtu si duhet po ju prezantojmë videon pasi që fjalët jan të tepërta. /Presheva.AL/