LajmeSport

Themelohet K.F.”Miratoca”, të premten përurohet stadiumi i fshatit (Foto)

Me iniciativën e disa futbollistëve dhe dashamirësve të sportit, përkatësisht të futbollit ditën e premte (29 korrik 2016) prej orës 17:00 në fshatin Miratoc organizohet manifestim për nder të themelimit të klubit futbollistik “Miratoca” dhe njëherit bëhet dhe përurimi i stadiumit të fshatit Miratoc.

Me këtë rast do të ketë edhe ndeshje futbollistike për nder të hapjes së stadiumit, ku do të ndeshen K.F.”Miratoca” dhe K.F.”Lugina”

Organizatorët ftojnë gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës të marrin pjesë në këtë ditë historike për klubin e ri dhe fshatin Miratoc. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button