LajmeSport

“TOUR DE LUGINA” Turne me biçikleta rreth Luginës (Video)

Nën organizimin e mërgimtarëve të Tërnocit gjatë ditës së sotme po zhvillohet turneu ” Tour de Lugina” rrespektivisht gara me biçikleta, raporton Presheva.AL

Nisja me biçikleta u bë nga fshati Tërnoc në ora 8:00 deri në Preshevë dhe anasjelltas, ndërsa biçiklistët do të kalojnë nëpër këto fshatra: Tërnoc, Turi, LLuçan, Nasalcë, Letovicë, Raincë, Corroticë, Rahovicë, Preshevë, Gerajt, Leran, Bushtran, Bilaç, Samolicë, Bujanoc dhe do të ndalojnë në Tërnoc.

Biçiklistët do të përshkojnë një distancë prej 52 kilometrave, ku janë të paisur me helmetë mbrojtëse, jelekë dhe në përcjellje të 2 veturave në rast të ofrimit të ndihmës.

Në këtë ditë do të mbahet edhe aktiviteti tjetër sportiv ku do të zhvillohet ndeshja futbollistike mes KF Tërnocit dhe KF Dritës nga Gjilani. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button