Lajme

Bujanoc: Arrestohet pasi rrahu gruan e tij

Policia në Bujanoc, me urdhër të zv.prokurorit të prokurorisë themelore në Vranjë, ka arrestuar dhe po mban në paraburgim B.SH (1981) nga Bujanoci, për shkak se ka kryer vepër penale duke shkaktuar dhunë në familje, njofton policia transmeton Presheva.AL

Dyshohet se B.SH më 30 korrik të këtij viti në Bujanoc ka sulmuar gruan e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta.

I dyshuari përmes ankesës penale u arrestua dhe prokurori ka nisur procedurën paraprake në arrest deri në 30 ditë. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button