Lajme

Shaip Kamberi, nën organizimin e organizatës Shpresa, priti në takim deputetët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës (Foto)

Kryetari i Bujanoct Shaip Kamberi, nën organizimin edhe të organizatës Shpresa, priti në takim deputetët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.

Kryetari i Bujanocit tregoi para të rinjve të Kosovës se sfida më e madhe për rinine e kësaj komune, me shumicë shqiptare, është punësimi. Ndasitë e shqiptarëve në shumë parti po e dobësojnë forcën politike të vet shqiptarëve, si në këtë komunë, ashtu edhe në gjithë shtetin serb. Nga rinia e Bujanocit ka zhgënjim të madh, sa po detyrohet ta lëshojnë vendin. Por, zhgënjim po ka edhe nga rinia serbe, të cilët edhe këta po detyrohet ta lëshojnë vendin si shkak i pa perspektivës.

Por, Komuna e Bujanocit po përpiqet që të bëjë subvencionime në sektorin e bujqësisë, i cili po shihet edhe si shpresë për ngritjen dhe zhvillimin ekonomik.

Nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, prezent ishin: Deniza Limani- Kryetare, Enis Reçica-Sekretar, Edona Musliu-deputete, Fisnik Sllamniku-deputet, Besart Kolgeci-deputet, Argjend Softolli-deputet, Edona Vllasaliu-deputete dhe Mërgim Hoti-deputet.

Gjatë gjithë takimit, KRK u shoqërua në mikpritje nga anëtarët e organizatës Shpresa, ku edhe prej tyre u mundësua ky takim.

Related Articles

Back to top button