Lajme

Tirana – Presheva – Prishtina , shumë për të bërë së bashku (Foto)

Projekte të përbashkëta, shkëmbimi i përvojave, ofrimi i ekspertëve në fushën e administrimit lokal, këto do jenë veprimet që do fuqizojnë këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm gjeografik, me fokus të veçantë – komunën e Preshevës.

Dje në takimet që kisha me z. Shpend Ahmetin (kryetarë i komunës së Prishtinës) dhe z. Erion Veliaj (kryetarë i Bashkisë së Tiranës) biseduam për modelet e suksesshme të administrimit të komunës së Prishtinës, respektivisht të Tiranës, e që po rezultojnë të suksesshme për ta.

U dakorduam që në të ardhmen e afërt, do të fillojmë projektet e përbashkëta ndërkomunale që i kishin munguar shumë komunës së Preshevës, gjithashtu komunat në fjalë do të dërgojnë ekspertët e tyre në fushën e administrimit lokal, që të rrisin kapacitetet e resurseve njerëzore tek ne, e cila përvojë me siguri se do ti jep komunës sonë këndvështrimin e duhur drejt vizionit tonë të një komune profesionale e pasuar me perspektivë ekonomike dhe rritje të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë.

Kryetarët Erion Veliaj dhe Shpend Ahmeti pritet që shumë shpejt ta vizitojnë Preshevën.
Shqiprim Arifi takohet me Erion Veliaj (1) Shqiprim Arifi takohet me Erion Veliaj (2) Shqiprim Arifi takohet me Shpend Ahmetin (1) Shqiprim Arifi takohet me Shpend Ahmetin (2)

Related Articles

Back to top button