Mendurim Presheva nga radhët e APN-ës, merr zyrtarisht postin e drejtorit në shtëpinë e kulturës A.Krashnica
Në seancën maratone koalicioni APN – PVD kanë zgjedhrur ushtruesit e detyrës së drejtorëve në institucionet e vendit.
Në mesin e tyre ishte edhe Mendurim Presheva nga radhët e Alternativës për Ndryshim, i cili me shumicë votash u zgjodh ushtrues detyre në shtëpinë e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.
Ai sot dhe zyrtarisht ka pranuar detyrën nga ish drejtori Naser Nuredini. Vlen theksuar se çdo drejtor duhet të përmbush edhe kriteret ligjore , por më kryesoret janë përvoja e punës dhe provimin shtetërorë. Pas mbarimit të mandatit si ushtrues detyre të gjithë drejtorët e sapo emëruar do ti nënshtrohet edhe procesit të konkursit për drejtor me mandat 4 vjeçarë.
Të dashur familjarë dhe të rrespektuar miq, nga sot do të ushtroj detyrën e Drejtorit në Shtëpinë e Kultures: “Abdullah Krashnica” në Preshevë. Me përgjegjësinë më të madhe kam marrë këtë detyrë, për t`i shërbyer vendit tim në këtë Institucion . Jam I vetëdijshëm për punën dhe përgjegjësine që më pret nga sot.
I falemnderoj të gjithë që më mbështetën mua dhe shokët e mi. Njëkohësisht po u’a hapi dyert të gjithë atyre që ia duan të mirën këtij vendi dhe që mendojnë se mund të japin kontribut po në këtë institucion ku jam edhe unë. Presheva ynë ka artista, ka aktorë, ka poetë, ka profesionista në lëmi të ndryshme, dhe I pres të gjithë dhe u’a hapi dyert të gjithëve për bashkëpunim.
Do të mundohem të menaxhoj këtë institucion si është më së miri dhe kam mbështetjen maksimale edhe nga kryetari I komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi