Në objektin e administratës komunale, sot edhe zyrtarisht është bërë hapja zyres se deputetit popullor, Fatmir Hasani.
Në solemnitetin e hapjes së zyres, morrën pjesë përfaqësues politik lokal, shqiptarë dhe serbë, të cilët e vlerësuan si të domosdoshme dhe të vonuar hapjen e zyres së deputetit.
Ivo Çolloviq, kordinator i projektit “Njerëzit në rend të parë”, të udhëhequr nga “Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci”, theksoi se sot po bëhet hapja e zyrës së deputetit në Bujanoc, e dymbëdhjeta me rradhë në Serbi, të financuar nga USAID-i, dhe të mundësuar teknkisht nga NDI dhe CESID-i.
“Thelbi i hapjes së zyrës së deputetit në Bujanoc, është që qytetarët të kenë kontakte të drejtëpërdrejta me deputetët popullor, që për Bujanocin është shumë e qëlluar, me që, një qytet I vogël si Bujanoci, përfaqësohet nga dy deputetë popullor” – deklaroi Çolloviq.
Nga ana tjetër, vet deputeti Fatmir Hasani, deklaroi që kjo zyre , do t’iu mundësoj qytetarëve të komunës së Bujanoicit, kontakte të drepërdrejta me deputetët popullor.
“Kjo zyre do t’iu mundësojë qytetarëve të paraqesin problemet e veta, dhe në bashkveprim me deputetin tjetër, dhe me pushtetin lokal, do të mundohemi zgjidhjen e problemeve” – deklaroi Hasani.
Kryeshefi I administratës lokale, Ismail Pajaziti, theksoi se, administrate komunale ka siguruar hapsirë deputetit popullor, ashtuqë, t’i mundësohet komunikimi i drejtëpërdrejtë me qytetarët.
Hapjes së zyrës së deputetit, iu gëzua edhe deputeti popullor, Nenad Mitroviq, i cili theksoi se kjo zyre, do t’iu shërbejë të dy deputetë për të dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarëve.