Lajme
Fillon mbushja e gropave nëpër gjitha rrugët e qytetit (Foto)
Komuna e Preshevës, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës ka filluar rindërtimin, përkatësisht mbulimin e gropave në rrugët ku vërehet që asfalti për arsye të ndryshme është i dëmtuar.
Në projektin për rindërtimin e rrugëve dhe mbulimin e gropave përfshihen të gjitha rrugët e lagjeve të territorit të komunës së Preshevës.
Punimet është duke i kryer kompania Saba Bellça nga Presheva dhe do të vazhdojnë edhe javën tjetë. Presheva.AL