Gjatë vizitës në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë kryetari Arifi i ka bërë thirrje publike PDSH-së për lirimin e zyrës së të rinjëve, që rinia të fillojë me aktivitetet e tyre.
“Ka ardh momenti që tani më partia e cila ka qenë në pushtet më herët të kuptojë se duhet të lirojë zyrën e të rinjëve dhe shpresoj që e mirëkuptojnë këtë dhe mos ta bëjnë për inat timin por për të mirën e të rinjëve që të ken hapsirën e tyre dhe të vazhdojë funksionaliteti i kësaj zyre siç ka qenë më herët, kështu i bëj ftesë publike kryetarit të partisë PDSH-së që ti lojm këto inate dhe ta lirojnë zyrën se nuk është pronë e vetja dhe nuk paguajnë as qira as nuk kanë kontrat mos t’na bien në një pozitë që ne duhet patjetër të veprojmë, ta kuptojmë njëri-tjetrin dhe të kuptojmë se ajo zyre është dedikuar për të rinjët”, ka thënë në një intervistë në TV Aldi kryetari Arifi.