Përfaqësuesit politik shqiptar nga Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të bisedojnë sot në Beograd me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Ata do të bisedojnë për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në këto tre komuna.
Kryetari i komunës së Preshevës në një prononcim për presheva.com thotë se pret nga këto bisedime “përmirësimin ekonomik dhe politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.
Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Preshevës e cila do të jetë edhe ajo në Beograd, shpreson të mund të shkëmbej kërkesën për të folur për ekonominë.
“Kjo vizitë është jashtëzakonisht e një peshe të madhe dhe kërkesa personale është që investitorët e biznesit shqiptar në bashkëpunim me atë serbt të fokusohen në Luginën e Preshevës deklaroi Sinani.
Ajo thotë se kësaj radhe do të kërkojnë një angazhim që Tirana të jetë ndërmjetsuese në qeverinë e Serbisë.
“Nuk jemi të barabartë si pakicat tjera, si ato hungareze dhe boshnjake janë më të privilegjuara sa u takon të drejtave të tyre. Ne të drejtat i kemi të cunguara, po nga ky takim jam optimiste se e ardhmja e qytetarëve të Preshevës do të jetë më e mirë” thotë Sinani.
Në këtë takim do të merr pjesë edhe kryetari i PVD-së Riza Halimi si dhe kryetarë të partive të tjera nga Lugina e Preshevës.