Kryetari Arifi debat publik me qytetarët për buxhetin
Buxheti komunal nuk është vetëm një koleksion i numrave, por një shprehje e vlerave dhe aspiratave tona se si duam ta ndërtojmë dhe zhvillojmë komunën tonë në të ardhmen.
Andaj, Komuna e Preshevës, për herë të parë organizon debate publike me të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e buxhetit komunal, për një planifikim sa më kualitativ dhe transparent për vitin e ardhshëm kalendarik 2017.
Të ftuar në debate publike do të jenë drejtorët e institucioneve publike, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, kryetarët e bashkësive lokale, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, bizneset lokale, përfaqësuesit e partive politike, organizatat ndërkombëtare, Zyra e të rinjve, forumet rinore, unionet e studentëve, si dhe një takim i madh publik me qytetarët.
Orarin e takimeve e gjeni në agjendën më poshtë :