LajmeVideo

U mbajtë ditë debati me qytetarët e Komunës së Preshevës rreth planifikimit të buxhetit për vitin 2017 (Foto, Video)

Sot ne sallën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” u mbajt debat me qytetarët i organizuar nga kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

Ket debat të këti lloji të organizuar për herë të parë në Komunën e Preshevës e ftoi kryetari i komunës me kabinetin e tij për të diskutuar me qytetarët rreth planifikimit të buxhetit për vitin 2017, që paraja publike të shpërndahet në mënyrë sa më transparente.

Të pranishëm në debat ishin Kryetari i Komunës, zv.Kryetari, Kryeshefi i Administratës Komunale, drejtorët e drejtorive përkatëse të cilat ata i drejtojnë dhe drejtorët e institucioneve publike, të gatshëm për tu përgjigjur rreth pyetjeve të qytetarëve dhe propozimeve të tyre për shfrytëzimin e buxhetit për vitin 2017.

Kryetari u shpreh se kjo qeverisje e re ka trashëguar një buxhet të cunguar, të keqtrajtuar nga qeverisja e kaluar,do të thot se buxheti i vitit 2016 ka pasur pozicione të tejkaluara në plan investiv dhe ne sot jemi këtu bashkë me bashkëpuntorët e mi të ju japim një mesazh juve se ne jemi ata të cilët i mbulojmë fushat për të cilat keni ju interes.

Nga gjith të pranishmit që ishin u dhanë propozime dhe kërkesa rreth sigurimit të ujit të pishëm si problem më serioz dhe të cilit duhet t’i jipet prioritet, ndërtimi i një parku për fëmijë, rregullimi i parkingeve për vetura, infrastrukturimi i zonave të fsharave malore, rritja e kuotave për studentët e Luginës në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tiranës, rregullimi i pjesës së sipërme të qytetit siç është ndërtimi i një tregu të vogël dhe riorganizimi i taxive te Gjilanit.

Kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i dha disa propozime të ndryshme siç janë: rregullimi i tabelave informative në rrugën që shpie deri te Kalaja e Preshevës, rregullimi i rrugës për te Shpella e Ilincës, të elektrifikohet rruga për te “Guri i Shpuar” , të rregullohet rruga tek “Shpella e Arushës”, ndërtimi i një muzeu, asfalltimi i rrugicave nëpër Preshevë që do të ishin mjaft të dobishme për turizëm malor dhe rekreacion.

Rreth këtyrë kërkesave dhe propzimeve u përgjigjën drejtorët përkatës dhe premtuan se është duke u punuar në ket drejtim dhe shumë shpejt do të bëhet zgjidhja e këtyre problemeve si dhe ata do të mundohen të jenë sa më transparent me qytetarët e komunës sonë.

Related Articles

Back to top button