Lajme

Vazhdon aksioni i NP Moravica, pastrohet kanalizimi atmosferik në rrugën Zenel Ajdini

Pas problemeve të vazhdueshme të paraqitura në kanalizimin atmosferik në rrugën “Zenel Ajdini”, ndermarrja publike është angazhuar që të bëjë pastrimin e kanalizimit atmosferik në këtë rrugë, raporton Presheva.AL

Gazmend Aliu, drejtor i NP “Moravica, në lidhje me pastrimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Zenel Ajdini”, thotë se pastrimi është bërë duke filluar nga reostoranti “Shpija Jone” e deri tek kafiteria “XL”

Sipas drejtorit Aliu, me pastrimin e kësaj pjese të kanalizimit atmosferik, është evituar dalja e ujit mbi rrugë në rastet kur do të ketë reshje të shiut apo edhe gjatë sezonit të dimrit kurë shkrihet bora.

Drejtori Aliu, poashtu thotë se pastrime të ngjashme të kanalizimeve, do të ketë në vazhdimësi në rrugët ku ka probleme me kanalizim atmosferik, në gjithë qytetin e Preshevës si dhe fshatrave për rreth. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button