Lajme

Gati për “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë (video)

Afeida Boriçi Memeti, organizatore në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë ka thënë për KultPlus se në këtë edicion do të prezantohen shfaqje nga: Mitrovica, Korça, Gjakova, Prishtina dhe shfaqja përmbyllëse do të jetë nga Presheva.

Festivali i Komedisë që mbahet tash e 13 vite në Preshevë, është në përfundim të përgatitjeve. Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur për KultPlus se “Ditët e Komedisë Shqiptare” do të nisin më 7 nëntor dhe do të mbyllen më 11 nëntor.

Afeida Boriçi Memeti, organizatore në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë ka thënë për KultPlus se në këtë edicion do të prezantohen pesë shfaqje. Do të nis me shfaqjen “Mejhane”, me regji të Imer Veliut ku kjo shfaqje do të prezantohet nga Teatri i Mitrovicës, për tu prezantuar më pas një shfaqje nga Korça, të cilët do të shfaqen para publikut të Preshevës me komedinë “Darkë tek gjyshja”, shfaqje kjo e realizuar me regji të Altin Bashës. Kurse Teatri i Qytetit të Gjakovës do të prezantohet me shfaqjen “Gënjeshtrat”, me regji të Kastriot Saqipit, për të pasuar me shfaqjen e Teatrit “Faruk Begolli”, nga AAB të cilët do të prezantohen me shfaqjen “Një çaj tek Hillary”, për tu përmbyllur kjo festë e komedisë me shfaqjen e nikoqirëve “Skicuesi”, shfaqje kjo me regji të Afeida Boricit, e cila është edhe premierë.

Poashtu është bërë e ditur se në mbrëmjen përmbyllëse do të ndahen shtatë çmime për më të mirët e festivali, vendim i cili do të merret nga juria profesionale.

festivali-presheve

Related Articles

Back to top button