Raporti i opozitës me pozitën, në rajonin e Luginës së Preshevës, nuk është konstruktiv. Mungesa e një kulture politike, në mes këtyre raporteve, ka sjell shpesh përçarje, hasmëri dhe urrejtje patologjike.
Shkruar nga Sevdail Hyseni-Bujanoc;
Kjo opozitë, çfarë është aktualisht, nuk është e denjtë, t’i rri karshi pushtetit, duke nxitur debate, kritika konstriktive, iniciativa të ndryshme për ta kontrolluar dhe korrigjuar jetën institucionale në Luginë të Preshevës.
Përkundrazi, partitë opozitare, në Luginë të Preshevës, janë destruktive, të prira vetëm për të kritikuar e shantazhuar partitë në pushtet, pa ofruar ndonjë zgjidhje tjerët, që do të ishte në të mirë të jetës institucionale në vend.
Roli i opozitës preshevare, që nga përfundimi i zgjdhjeve për pushtet lokal të 24 priollit 2016, ka qenë, thjesht, kamuflues dhe i dëmshëm për qytetarët e këtij rajoni.
Opozita shqiptare, duke e tepruar me sjelljet destruktive në parlameëntet lokale dhe paraqitjet e njëanshme në mediet lokale, ka zhgënjyer më shumë elektoratin e saj, se sa e ka bllokuar misionin e qevrisjes lokale.
Me këto veprime të çakorduara, opozita në Luginë të Preshevës, ka krijuar një klimë jo të favorshme brenda subjekteve të tyre, duke u mundësuar aktivistëve të aderojnë në parti të tjera, të koalicioneve qeverisëse.
Arsyet e lëkundjes së aktivistëve opozitarë, është se shefat e tyre partiakë e kanë zhgënjyer anëtarësinë dhe elektoratin në përgjithësi, duke mos i përfaqsuar denjësisht në parlamentet lokale dhe duke e përbusur besimin e dhënë gjatë fushatës elektorale.
Krijimi i situatave të pakëndshme në seancat parlamentare, të cilat jo rallë janë kthyer në përplasje kritikash në mes këshillarësh pozitë–opizitë, duke mos kursyer as zhargonin rrugor, kanë shkelur etikën kuvendore dhe kanë vënë në siklet qytetarët në përgjithësi.
Opozita shqiptare në Luginë të Preshevës, nuk mund të profilizohet politikisht, ngase nuk ka alternativa të tjera, veç kritikës për ta prishur pushtetin, me metodat e obstrukcioneve dhe shantazheve nga lart: Beogradi.
Në Komunën e Bujanocit, vetëm një parti politike shqiptare është në opozitë, po ashtu edhe në Medvegjë. Kjo parti politike e njohur si Partia Demokratike e Nagip Arifit, nuk ka ngelur siç thotë populli për “mukajet” pa pushtet. Ajo, bëri shumë gafa gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ndaj edhe partitë tjera simotra e lanë jashtë koalicionit qeëverisës për t’u kthjellur nga veprimet e saj çmendurake. Por, ajo, nuk heç dorë nga veprimet e njëanshme, të cilat u shpërblyen me opozitë.
Partia Demokratike opozitare në Bujanoc e Medvegjë, ngjashëm me Partinë Demokratike Shqiptare të Ragmi Mustafës në Preshevë, ëndërrojnë për ditë se do të prishen koalicionet qeverisëse në Luginë të Preshevës, për t’i kthyer sërish në pushtet.
Këto “ëndrra në diell”, nuk po u dalin në zhgjëndërr. Sa po kalojnë ditët e muajtë, aq më shumë po zbethet aktiviteti i tyre politik, e aq më shumë po dalin në sipërfaqet pushtete e tyre të dikurshme të mbushura me: korrupsion e nepotizëm.
Mirëpo, këto “llogaritje pa hanxhiun”, opozita i bënë për konsum të brendëshm partiak, duke e mbajtur në mënyrë artificiale anëtarësinë, e cila veçse ka filluar të lëkundet nga të gjitha anët.
Pushteti nuk kapet aq lehtë me fraza të thata e veprime çmendurake. Opozitarët “folklorikë” e “filozofë”, të cilët mundohen nga jashtë për ta rrëmbyer pushtetin, duke shantazhuar me organet shtetërore të Beogradit, më shumë i bëjnë gropën vetes se sa i sjellin matketing subjekteve të tyre.
Në këtë drejtim po ua përkujtojmë një thënie të filozofes amerikane Hannah Arendt: “Një gram pushtet peshon, më shumë se një tonelatë dije”.