Lajme
“Hetuesi i Astritit është i Preshevës, edhe unë jam e Preshevës” (Video)
Nëna e Astritit, Xhemile Dehari në një rrëfim ekskluziv në Rubikon të KTV-së ka theksuar se drejtori i burgut, Nexhmi Krasniqi e ka njohur mirë familjen Dehari. Njëjtë ajo ka thënë edhe për hetuesin në rastin e Astritit, i cili vjen nga Presheva, prej nga është edhe ajo vetë.
Sipas saj kjo lidhje është e ndërlidhur me rastin, transmeton Koha.net.
“Nexhmi Krasniqi paska qenë ish shofer i KosovaTransit në 81-shin, na paska njoftur familjen shumë mirë sepse ka punuar me kunatin tonë. Hetuesi i Astritit është i Preshevës, edhe unë jam e Preshevës. Këto lidhje le t’i zgjidhin”, ka thënë ajo.