Juria e edicionit të gjashtë të “Pre Foto” vendosën që vendi i parë i takon fotografit nga Sarajeva Mehmed Skopljak, ne vendin e dytë ishte fotografi Srdjan Dundjerovic, ndërsa ne vendin e tretë ishte fotografit nga Kosova Jetmir Duraku, ndërsa çmimi special nga stafi i Pre Fotos u nda për Alma Havolli, ndërsa çmimi inkurajues u nda për Bleron Çaka, raporton Presheva.AL
Të shtunën e 19 nëntorit në Pallatin e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë me fillim në ora 19:00 u mbajt nata finale e Festivalit tashmë tradicional ndërkombëtar “Pre Foto” .
Në një numër të më shumë së 400 konkurrentësh nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës, vetëm 70 fotografi profesionale me temë të lirë ishin përzgjedhur për ekspozitën e natës së ndarjes së çmimeve. Fotografët Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, ishin në garë për tre çmimet e para, shkruan Presheva.AL
Krejt në fund u nda Mirënjohje për profesorin nga Presheva Agim Arifi për kontributin shumë vjeçar në fushën e artit.
Elspozita për publikun Preshevar do të jetë e hapur deri të mërkurën 23 nëntor 2016.
Edicioni i 6të i PreFoto mbështetet nga Ministria e Kulturës e Kosovës, Shtëpia e Kulturës-Preshevë, Ministria e Diasporës e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar. Presheva.AL