Lajme

Dy persona nga Vranja kapen me 5kg heroinë

Policia e Vranjës ka sekuestruar rreth 5 kilogramë të substancës narkotike ku dyshohet të jetë heroinë.

Sipas policisë, janë arrestuar dy persona për shkak të dyzhimit se kanë kryer vepër penale të prodhimit të paautorizuar dhe trafikim të drogës.

Policia ka ndaluar veturën e tipit “Mercedes” në të cilën është projektuar një hapsirë e posaçme ku janë gjetur 9 pako substancë pluhur ngjyrë kafe, me një peshë të përgjithshme prej afër 5 kilogramë (4,993 gram) e cila dyshohet të jetë heroinë.

Të dyshuarit M.I. (22) dhe D.I. (32) nga Vranja me urdhër të Zëvendës Prokurorit Publik të lartë iu është caktuar burgimi prej 48 orësh, ku më pas do të dalin dërgohen në gjykatë. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button