Konfrontim fizik mbrenda Këshillit Kombëtar Shqipëtar!
Sipas informacioneve të sigurta nga Televizionit SPEKTRI mbrenda KKSH-së ka ndodhur konfrontim fizik në mes kryetarit aktual të KKSH-së Jonuz Musliut dhe ish kryetarit të Këshillit Galip Beqirit!
Gjithnjë sipas deklaratës të një punësuari në KKSH, Jonuz Musliu sot rreth orës 12.00 ishte kthyer nga një udhëtim zyrtar, po sa ishte futur në zyren e tij e kishte kuptuar se në përbërjen e Kuvendit të KKSH-së ishte krijuar një shumicë e re me bashkangjitjen e dy ish këshilltarëve të PD-së Arber Pajazitit dhe Edmond Isufit duke ju bashkuar krahut të PVD-së dhe ishte inicuar seancë e jashtëzakonshme për nismë të iniciativave të reja të Këshillit Kombëtar Shqipëtar e deri edhe te shkarkimi i Jonuz Musliut si kryetar i KKSH-së.
Jonuz Musliu i revoltuar jashta mase, duke mos mundur ta kontrolloje veten për ndryshimet që po e presin, mllefin e tij e kishte orjentuar në drejtim të Galip Beqirit duke e cilësuar kinse si iniciator të ndryshimeve që do të ndodhin këtyre ditëve mbrenda KKSH-së.
Mbetet të shihet në ditët në vijim si do të zhvillohet situata mbrenda KKSH-së.
Nga Redaksia RTV-SPEKTRI-Bujanoc