Në Preshevë dilerët e drogës i dëmtojnë veturën policit
Pjestarit të policisë nga Presheva B.A gjatë vikendit iu është dëmtuar vetura, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Vranjë Dragan Stamenkoviq.
Në natën ndërmjet ditës së premte dhe të shtunë, deri tani disa persona të panjohur kanë dëmtuar veturën “Fiat Punto” të policit B.A.
B.A që punon në patrullimin intervenues në Preshevë iu është dëmtuar vetura Punto, ku me thikë apo mjet tjetër të mprehtë iu janë shpërthyer të gjitha gomat dhe iu është gërvishtur e tërë vetura.
Sipas informacioneve që posedojmë, arsyja e këtij veprimi vandal është parandalimi i shitjes së lëndeve narkotike në Preshevë, pasi B.A ka kryer rezultate të mira tre muajt e fundit në parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike duke ngritur 5 vepra penale ndaj personave të ndryshëm dhe janë gjetur 20 gram drogë në Preshevë.
B.A është vlersuar lartë nga eprorët policor për rezultatet e arritura, thuhet në njoftim