Lajme

Lumi që kalon përmes Preshevës është kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave (Video)

Dikush e pastron, e dikush sërish e kthen në gjendjen e mëparshme.

Edhe pse ka kohë që lumi është i pastër dhe është pastruar tërësisht, ky lumë sërish është kthyer në gjendje të mjerueshme nga hedhja e mbeturinave të shumta nga qytetarë aspak të pandërgjegjshëm, raporton Presheva.AL

Kjo gjendje që mund ta shihni në video është rrezik për banorët e tjerë të cilët jetojnë krejt afër nga rrjedh ky lumë, madje dhe i jep një pasqyrë të keqe qytetit.

Hedhja e mbeturinave këtu po i pengon edhe nxënësve të cilët kalojnë rrugën për të shkuar në shkollë.

Related Articles

Back to top button