Lajme

Donacioni i parë për sallën e edukatës fizike në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” (Foto)

Pas vizitës së një delegacioni të komunës së Preshevës në muajin korrik të këtij viti në shkollën fillore, u konstatua situata e jashtëzakonshme e funksionimit të sallës së edukatës fizike në shkollën “Ibrahim Kelmendi” ku me kërkesë të kryetarit të komunës kjo sallë u shpall jofunksionale dhe u ndalua aktiviteti në të.

Nisur ngo kjo situatë e krijuar, Zyra për Zhvillim përgatiti një projekt propozim të cilin e dërgoi tek Ministria e Arsimit dhe tek ambasada e Gjermanisë. Ambasada e Gjermanisë e orientoi Zyrën për Zhvillim tek Ministria e Punës dhe çështjeve sociale. Projekt propozimi i dërguar tek kjo Ministri u aprovua për financimin e pjesshëm në mjete financiare deri në 50,000.oo euro. Pasi që ambasada e Gjermanisë për momentin po financon edhe ministrinë e Arsimit, pritet që edhe kjo Ministri të aprovojë financim të këtij projekti.

Ditën e Diel, 18 dhjetor, veçse u nënshkrua kontrata me Ministrinë e punës kur morën pjesë edhe komuna tjera të cilat konkuruan me projekte. Përfundimisht komuna e Preshevës është bërë konkurente me komunat tjera dhe po shfrytëzon mundësitë e ndryshme të financimeve nga institucionet ndërkombëtare dhe ato të nivelit qendror.

Related Articles

Back to top button