Nën organizimi e KBI të Kosovës në Preshevë, 17 qytetarë nisen për në Umre (Video)
Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë islame të Kosovës në Preshevë, 17 qytetarë nga Lugina sot në mëngjes janë nisur për në vendet e shenjta arabe për të kryer Umren.
Qytetarët janë shprehur të emocionuar që me ndihmën e zotit do të kryejnë këtë ritual fetar.
xhemalidunUdhëheqësi i grupit hoxhë Xhemaludin Hasani ka thënë se në vendet e shenjta Arabe do të qëndrojnë 12 ditë sipas agjendës së paraparë.
Ndërkaq kryetari i KBI të Kosovës në Preshevë Sevdail Jakupi, ka thënë se ky është organizimi i parë që bëhet nga institucioni fetar që drejton ai me shpresë që edhe në vitin 2017 do të organizohet edhe një vizitë tjetër për kryerjen e Umres.
Hoxhë Xhemaludin Hasani ka theksuar se Umra është gjysma e haxhit.Umreja është rekomanduar në Kuranin e Shenjtë, dhe është një praktikë mjaftë e konsideruar në Islam.
Umreja është një udhëtim në Shtëpinë e Allahut e cila mund të ndërmerret në çdo kohë të vitit. Kuptimi origjinal për Umren është “për të vizituar një vend të populluar”. Haxhi dhe Umreja janë dy udhëtime të thella shpirtërore dhe qëllimet dhe rezultatet e çdonjërës prej tyre janë të ndryshme. Ndërsa Haxhi është i detyrueshëm për një musliman që ka aftësinë dhe mundësinë për ta kryer atë, Umreja është më shumë një udhëtim vullnetar i bërë nga dashuria dhe përkushtimi për All-llahun e Madhëruar dhe dëshirë e zjarrtë për të vizituar vendet e shenjta në Meke. Umreja mund të kryhet në çdo kohë gjatë gjithë vitit, me përjashtim të ditëve të Haxhit.