Pas një dekade NP Moravica merr në menaxhim ujësjellsin e fshatit Çukarkë
Më në fund pas përpjekjeve prej më shumë se një dekade nga dita e sotit N.P. Moravica merr në menaxhim ujësjellësin e fshatit Çukarkë nga i cili furnizohen me ujë për pije fshatrat Çukarkë, Cakanovcë dhe Stacioni Hekurudhorë.
Ujësjellsi i fshatit Çukarkë u ndërtua në vitin 1986 me një vetëkontribut të banorëve te fshatit Çukarkë,atyre të Stacionit Hekurudhor dhe me ndihmen e Komunës së Preshevës.
Atëher në emer të një mirëmbajtëje më të mirë i njejti me një vendim të Kuvendit Komunal ju dha në pronësi fabrikës së atëhershme të plastikës ” 7 korriku”.
Pas privatizimit të kësaj ndermarje nga një ndermarje nga Leskovci edhe ujësjellsi i fshatit Çukarkë kaloi në pronësi private, banorët e fshatit Çukarkë dha ata te Stc. Hekurudhor tentuan shumë herë qe ta kthejn këtë ujësjelles duke patur takime të ndryshme der në Qeverin Republikane por pa sukses.
Ka disa muaj që bisedimet u intensifikuan duke përfshir në këto bisedime N.P. Moravica, inspektoriatin Komunal dhe Bashkësin lokale të fshatit Çukarkë, bisedime të cilat më ne fund u kurorzuan me sukses duke ja kaluar këtë ujësjelles në menaxhim N.P. Moravica.
Ne shpresojmë se nga dita e sotit vështirësit e ketyre banorëve do të marin fund pasi që të njejtit shpeshëher mbeteshin me muaj të tër pa ujë.
N.P. Moravica shpreson që pas inspektimit të gjendjes së përgjithshme në këtë ujësjellës të njejtin ta përfshi në Master Planin e Komunës së Preshevës për furnizim me ujë të pishem.