Lajme

Pensionet deri në fund të janarit mund ti merrni me letërnjoftimin e vjetër

Posta e Serbisë njoftoi se pensionistët të cilët kanë letërnjoftimin e vjetër, mund ta marrin penzionin me këtë dokument deri në fund të janarit.

Nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun të Postës së Serbisë njoftuan se në bazë të pëlqimit të dhënë nga Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, pensionistët do të jenë në gjendje për ti tërhequr pensionet në zyrat postare me karta identiteti të vjetra deri në fund të janarit.

Të gjithë qytetarët e rritur të Serbisë të cilët kanë letërnjoftimin e vjetër u kërkohet që të ndërrojnë në letërnjoftim elektronik deri në fund të këtij viti.

Related Articles

Back to top button