Shqiprim Arifi: Po punojmë në pastrimin e rrugëve në qytet (Foto)
Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi thotë se komuna po punon në pastrimin e rrugëve pas reshjeve të borës.
Ai thotë se kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve janë në teren dhe po bëjnë të pamundurën që me kapacitetet e tyre teknike dhe njerëzore të bëjnë rrugët e qytetit dhe fshatrave të qarkullueshme.
“Gjatë inspektimit të punëve të pastrimit të rrugëve të ndërmarrjes publike Moravica. Stuhia e dëborës ende po vazhdon,dhe po vështirëson situatën në teren.
Përveç faktit që kjo ndërmarrje me kapacitetet e veta teknike dhe njerëzore të kufizuara po bën të pamundurën që rrugët e qytetit dhe fshatrave tona të jenë të qarkullueshme për banorët tanë, edhe një herë bëj apel tek qytetarët që të kenë kujdes në trafik dhe mos të lëvizin me mjetet e tyre nëse nuk është nevoja.” është mesazhi i Shqiprim Arifiti në Facebook.