Lajme

Drejtori shtëpisë së kulturës Mendurim Presheva, thirret në gjykatë për shkak të vendosjes së flamurit

Gjykatat në Serbi ende vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar.

Me rastin e festës së ditës së flamurit 28 nëntorë në Preshevë në institucionet publike është vendosur flamuri kombëtar.

Drejtori i shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë Mendurim Presheva ka marrë një letër nga gjykata në preshevë për shkelje të ligjit, pasi ai akuzohet për “përdorim të simboleve të palejuara” në hyrje të objektit pranë derës së hyrjes së shtëpisë së kulturës.

Janë vendosor dy shenja të Republikës së Shqipërisë, ku më pastaj janë vendosur në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës.

Me këtë rast personi përgjegjës si person juridik ka kryer vepër penale nga liji për përdorim të simboleve, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë pasi ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë pa e vendosur edhe flamurin e R. së Serbisë.

Related Articles

Back to top button