Daçiq demanton gazetarin kontraverz nga Presheva Nefail Maliqin, pritet akuza për vepër penale!
Për një intervistë të ashtuquajtur të trilluar nga gazetari Nefail Maliqi të cilën kinse i ka dhënë ministri i punëve të jashtme, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se do të ngrit vepër penale kundër gazetarit.
“Unë me vite flas për ndarje të Kosovës, po kurrë nuk kam dhënë një intevistë për agjencinë Preshevajone, ka thë Daçiq.
Daçiq ka thënë se bëhet fjalë për një trillim të thjeshtë dhe se kundër gazetarit Nefail Maliqi do të ngrit vepër penale.
Gazetari nga Presheva i cili jeton në Gjenevë ka publikuar në portalin e tij një intervju me shefin e diplomacisë serbe ku thotë se Daçiq dakordohet për një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të flitej për shkëmbim territoresh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që ky gazetar kontraverz nga Presheva, Nefail Maliqi publikon lajme të pabazuara dhe të pakonfirmuara duke dëmtuar edhe situatën e përgjithshme të sigurisë në Luginë ne Preshevës e cila është e brishtë.