Pikëpagesa në Preshevë për me pak se dy muaj arkëton afro 80 mijë euro
Nëpër pagesat në rrugë në autostradën e Serbisë gjatë vitit të kaluar kanë kaluar 43.024.087 vetura apo 3.688.505 vetura më shumë se vitin e kaluar.
Vetëm në pikpagesën e autostradës në Preshevë e cila është aktivizuar në 12 dhjetor të vitit të kaluar, gjatë kësaj kohe kanë kaluar 110.632 vetura. Sipas kësaj statistike në pagesën e autostradës në Preshevë janë arkëtuar afro 73 mijë euro.
Me këtë rast len të kuptohet se nëse qeveria e serbisë do të ishte e interesuar për rimëkëmbjen e zhvillimit ekonomik në Preshevë vetëm një % mujore nga kjo taksë do të ndikonte drejtpërdrejtë në buxhetin e komunës sonë.
Por siq e dimë diskriminimi ka nisur që në hapje kur u punësuan vetëm një numër i vogël i shqiptarëve krahas atyre serbë që vijnë edhe nga qytetet tjera të serbisë.