Lajme

Mustafa kundër idesë për këmbimin territoreve me Serbinë

Kryeministri Isa Mustafa në KTV, për emisionin “Rubikon” është shprehur kundër idesë së akademik Rexhep Qosja për këmbimin e territoreve Kosovë – Serbi.

Ai shtoi se këtë ide e ka pasur edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë si dhe babai i kombit serb Dobrica Qosiq.

Në vërejtjen se këtë ide e ka shfaqur edhe nënkryetari i LKD-së Lutfi Haziri, Mustafa tha se as LDK dhe as Qeveria s’e kanë në plan e në program këmbimin e territoreve as me Serbinë dhe as me askënd.

“Është projekt i rrezikshëm”, tha ai.

“Nuk besoj që do t’i bënte mirë vendit kjo. Humbim një pjesë të rëndësishme të territorit tonë dhe nuk fitojmë asgjë”, ka përfunduar ai.

Related Articles

Back to top button